Dita Ndërkombëtare e Grave: Ç’është dhe pse e festojmë në 8 Mars

Dita Ndërkombëtare e Grave: Ç’është dhe pse e festojmë në 8 Mars

Sot, në gjithë botën festohet Dita Ndërkombëtare e Gruas. Jo vetëm që do të kremtohen arritjet e grave, por edhe do të vihen në dukje pengesat që hasin dita ditës. Nëse doni të përfshiheni ose të kuptoni domethënien, ja gjithçka që duhet të dini:

Kur filloi?

Edhe pse u njoh nga Kombet e Bashkuara në 1977, Dita e Gruas e ka zanafillën në fillim të shekullit të 20, kur nisën protestat për punë në Amerikën e Veriut dhe Europë. Gjatë Lufës së Parë Botërore, anëtarët e lëvizjes së grave në Rusi, festuan Ditën e parë të Gruas më 8 mars 1913 për të protestuar luftën. Një vit më vonë, në të njëjtën datë, gratë në gjithë Europën u mblodhën në tubime për solidaritet.

Dita Ndërkombëtare e Grave: Ç'është dhe pse e

QINDRA GRA MARSHOJNË PËR TË DREJTËN PËR TË ABORTUAR DHE BARAZINË NË PUNË NË BOSTON, 8 MARS 1970.

Pas Luftës së Dytë Botërore, thuajse të gjithë shtetet filluan ta përdornin 8 marsin si ditën e të drejtave të grave. Më shumë se një shekull më vonë, më 8 mars mbahen evente dhe marshime të pafundme për të kremtuar arritjet e grave dhe për të luftuar për barazi.

Ç’ndodh sot?

Për këtë vit, tema e Ditës Ndërkombëtare të Gruas është #ChooseToChallenge (zgjidh të sfidosh) që kërkon t’i inkurajojë gratë të përfshihen në sfida pasi prej tyre vjen ndryshimi.

Burimi: CNN

Shpërndaje në: