Dita kur Ronaldo shkatërroi Argjentinën për t’i heshtur kritikët që e quajtën ‘trashaluq’
Shpesh karriera e Ronaldos shikohet me këndvështrimin ‘cka nëse’.
‘El Fenomeno’ mund të ishte shndrruar në lojtarin më të mirë të të gjitha kohëve nëse nuk do ta ndalnin hovin e karrierës së tij lëndimet.
Mirëpo, mos të harrojmë se ai mbetet golashënuesi i tretë më i mirë i Brazilit, prapa Pele dhe Neymar, teksa ka fituar dy Kupa të Botës, transmeton Periskopi.
Ai poashtu dy herë ishte shpallur ‘Lojtari i Vitit’. Ai e kishte botën nën këmbë në vitet e 90-ta, por pastaj erdhi lëndimi horror në gju, sa ishte lojtar i Interit.
Sulmuesi ra në fushë duke bërtitur në agoni, me ish-fizioterapeutin e tij që tha se gjuri i ‘eksplodoi’ në atë që ishte ‘lëndimi më i tmerrshëm në futboll’ që ka parë ndonjëherë.
Sidoqoftë, është e jashtëzakonshme të mendojmë se ai mungoi në tërë sezonin 2000/01 dhe shumicën e fushatës pasuese, ai prapë u rikthye për ta fituar Kupën e Botës më 2002.
Ronaldo u desh ta adaptonte lojën e tij. Ai më nuk e kishte shpejtësinë drithëruese që tmerronte mbrojtësit ndër vite.
Por ai ende kishte aftësi të klasit botëror në bagazh, dhe këtë e tregoi në qershor të vitit 2004, në kualifikuesen e Kupës së Botës kundër Argjentinës.
Ajo që e bëri të duket një triumf edhe më të madh për Ronaldon ishte fakti se në atë pikë të karrierës, shumica po thonin se koha e tij kishte përfunduar, edhe pse ai ende ishte në të 20-tat e vonshme.
Derisa shënoi hat-trick kundër argjentinasve, komentatori nuk mundi pa u përgjigjur kritikëve të tij: ”Dhe thonë është i trashë – ai nuk mund të vrapoië!”
Ronaldo ndihmoi Brazilin të fitonte 3-1 atë ditë. /Periskopi.com/