Dita e të zhdukurve, Osmani: Serbia ende fle mbi varreza masive të civilëve të pafajshëm

Dita e të zhdukurve, Osmani: Serbia ende fle mbi varreza masive të civilëve të pafajshëm

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, sot në Ditën Ndërkombëtare për Përkujtimin e Viktimave të Zhdukur me Dhunë theksoi se të zhdukurit me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovës vazhdojnë të jenë plaga më e thellë.Osmani përmes një postimi në Facebook tha se synimi i regjimit gjenocidal të Serbisë ishte shfarosja dhe shkatërrimi i identitetit tonë.

E njëjta tha se vazhdojnë të jenë mbi 1600 të zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë, shumë prej tyre fëmijë.“Synim i regjimit gjenocidal të Serbisë ishte shfarosja dhe shkatërrimi i identitetit tonë, i të ardhmes sonë. Duke e mohuar të vërtetën, Serbia po e përsëritë vazhdimisht krimin. Duke mbajtur arkivat e mbyllura, pavarësisht dakordimit të Brukselit që e kërkon të kundërtën, Serbia po shkel edhe marrëveshjet e arritura. E vërteta nuk mund të fshihet prapa propagandës se kinse Serbia qenka pro paqes dhe pro integrimit në BE. E vërteta është një dhe e vetme: në vitin 2024, Serbia ende fle mbi varreza masive të civilëve të pafajshëm” shkruan Osmani.

Shkrimi i plotë:

Shpërndaje në: