Dita e Shën Valentini përfundon në tragjedi – E reja humb jetën në aksident, në gjendje të rëndë i fejuari

Dita e Shën Valentini përfundon në tragjedi – E reja humb jetën në aksident, në gjendje të rëndë i fejuari

Festa e Shën Valentinit u kthye në tragjedi për çiftin nga Mamurrasi, i cili kishte vendosur të festonte në Pogradec.

Aksidenti, që ndodhi në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, ku makina tip “Benz”, me të cilën udhëtonte çifti u përplas me një kamion, i mori jetën 20-vjeçares, ndërsa në gjendje të rëndë është i fejuari i saj.

Nga përplasja ndërroi jetë 20-vjeçarja Megi Xhetani dhe u plagos rëndë 34-vjeçari Zef Sinani.

Ndërkohë ende asnjë informacion zyrtar nga policia e Elbasanit në lidhje me aksidentin e rëndë.

Shpërndaje në: