Distria nga autobusi: Nga kjo pritje e kuptova edhe më mirë se çfarë kam arritur

Kampionia olimpike, Distria Krasniqi është e magjepsur me pritjen që i është bërë ekipit dhe shprehet se tani e kupton edhe më shumë çfarë ka arritur, shkruan Periskopi.
“Pritja që na u bë sot më bën të kuptoj edhe më shumë çfarë kam arritur. Në Tokio kam shkuar me synimin të jem në podium. Isha e para në ranglistë por xhudos nuk i dihet. Jam e lumtur që arrita të marrë medaljen e artë.”