Distria kualifikohet në gjysmëfinale të Botërorit, i afrohet medaljes së artë
Distria Krasniqi është kualifikuar në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror.
Xhudistja kosovare në çerekfinale e eliminoi koreanen Seyun Jang, për t’ju afruar medaljes së artë në evenimentin që po mbahet në Doha të Katarit.
Kampionen olimpike e ndajnë veç dy fitore nga shpallja kampione e botës.
Paraprakisht, “Disi” e kishte kaluar xhiron e parë pa luftë, ndërsa në atë të dytë e mundi gjermanen Mascha Ballhaus.
E në atë të tretë ishte më e mirë se belgja Amber Ryheul para se të triumfonte edhe në çerekfinale.
Në gjysmëfinale, xhudistja pejane do të ketë punë me kampionen tjetër olimpike, Uta Abe.
Ndërkohë, garuesja tjetër kosovar, Erza Muminoviq u eliminua qysh në rrethin e parë në kategorinë e njëjtë me Distrian, deri në 52 kilogramë.