Distria Krasniqi: Nga Parisi do të kthehemi edhe me më shumë medalje

Distria Krasniqi: Nga Parisi do të kthehemi edhe me më shumë medalje

Distria Krasniqi, vajza e artë e Kosovës, ka thënë disa fjalë pasi arriti në Prishtinë.

E pritur si heroinë, Krasniqi nuk pati shumë fjalë për t’i thënë, vetëm se gjeti kohë të falënderonte trajnerin e saj Driton Kuka, përcjell Periskopi.

“Nuk do ta zgjasja shumë. Krejt fjalë të njohura. Dua të iu falënderoj të gjithëve, popullin shqiptar që na mbështeti gjatë rrugëtimit. Falënderoj Tonin që na mbështeti me punën e palodhshme”, tha Distria.

Tutje ajo dha edhe një premtim të madh për adhuruesit e sportit në Kosovë.

“Tani kemi tri medalje, por nga Parisi do të kthehemi edhe me më shumë medalje”, shtoi e arta.

Distria, Nora, Toni dhe të tjerët, tashmë do të shkojnë në sheshin e Prishtinës, ku do të ketë tjetër pritje për ta. /Periskopi/

Shpërndaje në: