Distria Krasniqi mëson kundërshtaren për finalen e Zagrebit, do të përballet me një japoneze
Distria Krasniqi ka siguruar kalimin në finalen e madhe të Grand Prix Zagrebit.
Xhudistja kosovare ka triumfuar ndaj xhudistes nga Izraeli, Gefen Primo.
Kësisoji, Krasniqi tashmë i ka siguruar medalje vendit tonë, por do të kërkojë medaljen e artë.
Në finale, kosovarja do të përballet me japonezen, Abe Uta.