Distria Krasniqi mbetet pa medalje në Grand Slam Baku

Distria Krasniqi mbetet pa medalje në Grand Slam Baku

Distria Krasniqi është rikthyer në kategorinë 52 kilogramë pa sukses.

Xhudistja pejane nuk ka arritur të fitojë medalje në Grand Slam Baku 2021.

Pas të artës që e fitoi në Olimpiadën e Tokios, garuesja kosovare shihej si favorite në këtë garë, por nuk ia doli të buzëqeshte prapë.

Ajo e humbi përballjen kryesore për medalje të bronztë, në garën që po mbahet në Azerbajxhan.

Xhudistja kosovare e humbi luftën për medalje të bronztë përmes repesazhit pasi u mposht me Ippon nga rusja Anastasia Polikarpova.

Dominimi në këtë luftë ishte i pamjaftueshëm për “Disin” dhe asaj i kushtoi një pakujdesi në “golden-score”.

Paraprakisht, “Disi” në rrethin e parë e mposhti me Wazzaari japonezen Nanako Tsubone.

E në atë të dytë fatkeqësisht u mposht me Ippon nga hungarezja Pupp Reka.

Krasniqi më pas e mundi me Ippon belgen Amber Ryheul në meçin e parë të repesazhit para se ta humbiste meçin kryesor për medalje.

Shpërndaje në: