Distria Krasniqi e nis vitin mbarë me medalje të artë
Distria Krasniqi e ka vazhduar rrugën e suksesit.
Xhudistja pejane ka shkëlqyer sot në “Grand Prix Almada 2022”.
Kampionia olimpike ia doli ta fitojë medaljen e artë në garën që po mbahet në Portugali.
Krasniqi i deklasoi një nga një kundërshtaret në kategorinë deri në 52 kilogramë, ku u rikthye pas pensionimit të Majlinda Kelmendit.
Krasniqi në finale e mposhti me Ippon garuesen kroate, Ana Viktorija Puljiz.
Paraprakisht, Disi e kaloi rrethin e parë pa luftë.
E në atë të dytë e mundi me Wazaari dhe me tri dënime për Ippon francezen Leonie Gonzalez.
Në rrethin e tretë, xhudistja pejane ishte më e mirë se spanjollja Ariane Tori Soler, të cilën e mposhti me tri dënime për Ippon.
Me këtë rast, ajo u kualifikua në gjysmëfinale.