Distria humb në gjysmëfinale, lufton për medaljen e bronztë
Distria Krasniqi është ndalur në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror të xhudos.
Garuesja kosovare u mposht nga japonezja Uta Abe në gjysmëfinale të kategorisë deri në 52 kilogramë.
Disi u tregua e pafuqishme përballë kampiones olimpike dhe njërës prej favoriteve për t’u shpallur kampione e botës.
Sidoqoftë, këtu nuk merr fund eksperienca e kampiones olimpike kosovare pasi ajo do ta kërkojë medaljen e bronztë përmes repesazhit.
Aty, “Disi” do të ketë punë me francezen Amandine Buchard.
Paraprakisht, Krasniqi e kaloi rrethin e parë pa luftë, kurse në atë të dytë e mundi gjermanen Mascha Ballhaus.
Tutje, në të tretën Distria ishte më e mirë se belgia Amber Ryheul, ndërsa në çerekfinale e eliminoi koreanen Seyun Jang.