“Distancohem”-Veterani Asllan Bajrami ia ndalon RTK-së t’ia transmetojë kronikat e tij nën udhëheqjen aktuale

“Distancohem”-Veterani Asllan Bajrami ia ndalon RTK-së t’ia transmetojë kronikat e tij nën udhëheqjen aktuale

Veterani i gazetarisë kosovare, Asllan Bajrami, si ish-punonjës i Radio Televizionit të Kosovës publikisht është distancuar nga zhvillimet e fundit në transmetuesin publik që lidhen me publikimin e një artikulli nga një medium boshnjak ku atakohen mediat e Kosovës.

Bajrami ka shkruar se solidarizohet me gazetarët e RTK-së të cilët janë distancuar nga një lajm i tillë “i porositur” me qëllim të denigrimit të medias në Kosovë.

Asllan Bajrami ka thënë se ndalon transmetimin e dokumentarëve dhe mijëra kronikave të realizuara personalisht, derisa në krye të RTK-së do të jenë në detyrë Bordi dhe Menaxhmenti aktual.

Shpërndaje në: