Disa zona në Shqipëri mbulohen me borë, i zë papërgatitur

Mëngjesi i së hënës, Shqipërinë e mbuloi me borë, dhe kështu temperaturat kanë pësuar rënie në minus 3 gradë celsius.
Zonat më të prekura janë fshatrat e Dardhës, Voskopojës dhe Vithkuqit, ndërsa në majat e Bigllës, trashësia e saj ka arritur deri në 5 centimetra.
Në këto pjesë, rrugët janë të pa pastruara, derisa siç raporton Euronews.al nga autoritet rrugore, kanë thënë se kjo situatë ka ardhur si pasojë e mungesës së kontratave të reja me firmat e mirëmbajtjes.
Në anën tjetër, Policia e Shqipërisë ka apeluar për kujdes të shtuar dhe të jenë të pajisur me pajisjet dimërore.