Disa veshje nuk kombinohen aspak me takat, cilat janë ato?!

Disa veshje nuk kombinohen aspak me takat, cilat janë ato?!

Disa prej jush mund të mendojnë që takat kanë vend në secilin kombinim të veshjeve që ju keni! Por, gaboni !

Askush nuk mund ta mohojë hijeshinë e këtyre këpucëve, deri në momentin që ato nuk vishen në kohën dhe vendin e gabuar, për më tepër të kombinuar keq.

Rregullat e modës nuk janë aq të lehta, dhe në këtë fushë nuk duhet të vlejë shprehja; Njeriu nga gabimet mëson, sepse përderisa i kanë bërë të tjerët dhe ekspertët e modës na i kanë treguar cilat janë, atëherë përse duhet t’i bëjmë ne për së dyti.

Këto rregulla duhet të merren të mirëqena, por dhe nëse sërish i vini në dyshim, do të bindeni vetë , pasi t’i keni shkelur që ne kishim të drejtë:

Këto janë rastet kur nuk duhet të vishni kurrë taka !
1. Pantallona të shkurtra xhins
2. Një minifund me taka të larta me platformë
3. Pantallona të gjera me taka që zbulojnë gishtat
4. Leginsa  me çfarëdo lloj take
5. Fundet e ngushta pas trupi me taka ortopedike
6. Çfarëdo lloj take, me të cilën nuk ecni dot !

Shpërndaje në: