Disa trajtime në shtëpi që mund t’i bëjnë strijat më të zbehta

Disa trajtime në shtëpi që mund t’i bëjnë strijat më të zbehta

Ndryshimet e shpeshta dhe të shpejta në lëkurë mund të shkaktoja strija, të cilat janë të pranishme si te burrat ashtu dhe te gratë. Të largosh përfundimisht strijat në mënyrë krejtësisht natyrale nuk është e mundur.

Ato janë një formë e ndryshimeve në lëkurë që rrallë zbehen aq sa të bëhen të padukshme. Sidoqoftë, ekzistojnë disa trajtime që mund të minimizojnë shfaqjen e tyre dhe të ndihmojnë për t’i bërë më të zbehta.

1. Vitamina A

Vitamina A referohet si retinoid. Retinoidet e bëjnë lëkurën të duket më e butë dhe më rinore. Ato janë përdorur në shumë produkte kozmetike.

Thjesht përdorimi i një ekstrakti të vitaminës A, ose marrja e vitaminës A nga goja, mund të kontribuojë në shëndetin e lëkurës dhe pamjen e përgjithshme. Një dietë e pasur me ushqime të caktuara, të tilla si karota dhe patate të ëmbla, mund t’ju ndihmojë gjithashtu të rrisni nivelet e vitaminës A.

Disa trajtime në shtëpi që mund t’i bëjnë strijat

2. Acid hialuronik

Kolagjeni është proteina në lëkurë që e lejon atë të mbajë formën e saj dhe të duket e shëndetshme. Me kalimin e kohës, kolagjeni zvogëlohet në fytyrë dhe trup. Prodhimi i kolagjenit mund të stimulohet me acid hialuronik. Acidi hialuronik mund të absorbohet duke konsumuar një kapsulë ose ekstrakt.

3. Vaj kokosi

Meqenëse strijat janë pasojë e dëmtimit të lëkurës, vaji i kokosit mund të ndihmojë në shërimin e pamjes. Vendosja e vajit të virgjër të kokosit te strijat çdo ditë mund zbehë pamjen e tyre. Nëse nuk jeni alergjik ndaj kokosit, vaji konsiderohet i sigurt.

Disa trajtime në shtëpi që mund t’i bëjnë strijat

4. Aloe vera

Ekzistojnë pak prova klinike për efektet e bimës aloe vera për shërimin e strijave, mirëpo nga ana tjetër, aloe vera njihet për vetitë shëruese dhe zbutëse të lëkurës. Vendosni aloe vera të pastër nga një bimë te strijat çdo ditë pas dushit.

Kini parasysh që strijat nuk kanë pse të jenë shkak për komplekse dhe imazh të gabuar për trupin. Janë shenja ta zakonshme të ndryshimeve në lëkurë dhe asgjë më tepër.

Shpërndaje në: