Disa të vrarë nga të shtënat me armë zjarri në Mal të Zi
Disa persona janë vrarë nga të shtënat me armë zjarri pas një konfrontimi fizik në një tavernë në Cetinjë, në Mal të Zi, kanë konfirmuar për “Vijestin” disa burime jozyrtare.
Sipas këtyre burimeve policia është në kërkim të të dyshuarit.
Sipas informacioneve nga Drejtoria e Policisë, vrasja e shumëfishtë ka ndodhur pasdite në qytetin Bajice.
Raportohet se fillimisht ka ndodhur një sherr në një lokal në periferi të qytetit, pas së cilit i dyshuari ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar
Policia u ka apeluar qytetarëve të Cetinjë që të jenë vigjilentë dhe të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, ndërsa të gjitha njësitet policore në dispozicion janë në terren në kërkim të autorit.