Disa mite për fshatin shqiptar dhe histeria pas lotëve të vajzës në Kuvend
Një vajzë e rikthyer nga Italia me një projekt biznesi modest në blegtori, ka tronditur opinionin publik, përmes fjalës së saj para deputetëve të Kuvendit, lidhur me gjëndjen e fshatit shqiptar. Ishte një tregim i vërtetë, që më së shumti ka çuditur ata që nuk shkojnë kurrë në fshat. Ata që shkojnë në fshat, dhe që jetojnë aty, nuk çuditen.
Unë jam nga ata që shkoj në fshat dhe ndaj shumë fundjava të vitit aty. Por jo si hallexhi. Nëse do t’i bësh një vizatim emocional fshatit, janë pikërisht ato që tha ajo vajza. Fshatrat shqiptarë, në shumicë nuk kanë rrugë, nuk kanë ujë, nuk kanë rrjet energjie elektrike normal dhe mbi të gjitha, nuk kanë më njerëz. Retorika e rikthimit të vemendjes nga fshati përmban disa mite, që duhet t’i rrëzojmë dhe të merremi seriozisht me faktin se sa mundësi ka fshati shqiptar për të mbajtur njerëz që të jetojnë normalisht dhe ku duhet ta orientojmë zhvillimin e fshatit. Fshati nga unë kam origjinën, ka pasur 170 shtëpi në vitet ‘30, 70 shtëpi në diktaturë dhe 30 në demokraci. Shkolla ka pasur 150 nxënës në Monarki, 40 në diktaturë dhe 4 në demokraci. Kur ka pasur më shumë banorë, pra gjatë Monarkisë, nuk ka pasur drita elektrike dhe rrugë, por shtëpi trekatëshe, rrugë me kalldrëm, porta madhështore dhe njerëz të veshur më mirë se sot. Tani ka dhe rrugë, dhe drita elektrike, dhe ujë, por ka më pak banorë dhe 4-5 nxënës, thuajse tek pragu i analfabetizmit. Pra, problemi nuk është aq patetik sa të përlotemi në Kuvend, por është ekonomik, social dhe mbi të gjitha, strategjik
Shpopullimi i fshatit nuk është një dramë, por është një nevojë nga pafuqia për të mbijetuar në kushtet e reja të zhvillimit të shoqërisë. Fshati në vitet tridhjetë nuk ka qenë i varfër, pasi shtëpitë e viteve tridhjetë janë më të mira se ato që bëjmë sot. Por fshati ka qenë vital, pasi orientimi i thellë i tij drejt blegtorisë dhe bujqësisë, mbijetesa me këto biznese, nuk mbante në fshat thjesht banorë, por njerëz të aftë për atë punë. Sot problemi i fshatit nuk është që ka pak njerëz. Ndoshta edhe më pak duhet të ketë, me ato shanse që ka për të jetuar. Problemi i fshatit është që aty janë njerëzit më të paaftë të mundshëm. Gjithkush tjetër që është ndjerë pak më i aftë dhe i zoti, ka ikur ose në emigracion, ose në Tiranë.
Ndaj rikthimi i asaj vajzës në fshat, pas një shkollimi në Itali, është mbreslënës, por nuk është zgjidhja. Ajo vlen për të të impresionuar si rast i rrallë mbijetese dhe vullneti personal, por jo si zgjidhje. Zgjidhja është kur fshati të shikohet si treg pune dhe biznesi real, dhe jo si mbijetesë. Të gjithë ata që punojnë e jetojnë në fshat, thjesht mbijetojnë, por nuk tojnë. Nuk tojnë as ata që kanë shumë bagëti, as ata që mbjellin domate, as ata që nuk bëjnë thuajse asgjë. Njësoj dalin në fund të vitit. Fshati shqiptar duhet të ristrukturohet qartë drejt prioriteteve timprurëse të tij, bujqësor, blegtoral, ose turistik. Vetëm kjo mund të rikthejë në fshat projekte serioze, me njerëz të aftë, të cilët duhet ta shikojnë fshatin si treg. Parakushti i parë i kësaj është infrastruktura, dhe këtu ajo vajza ka të drejtë. Fshatrat shqiptarë duhet të lidhen me rrugë, ujë e drita për të qenë njerëz normalë. Por kjo nuk i shpëton. Pas kësaj, qeveria duhet të orientojë politika të tilla biznesi për t’i bërë timprurëse bizneset në fshat. Në Maliq, në Myzeqe, në Vurg, në Cakran, apo Myzeqenë e Vlorës, duhet të investojë fort në bujqësi intensive, në një skemë moderne të administrimit të sistemit të ujitjes dhe bonikimit, dhe në mbështetjen nanciare për bujqësinë.
Në Kurvelesh, Zagori, Dangëlli, Skrapar, Kolonjë, Martanesh, Librazhd e krahina të tjera malore, duhet të investohet për blegtorinë, duke forcuar investimet në veterineri, zooteknikë dhe duke i kthyer ato në biznese timprurëse. Në zona të veçanta me bukuri natyrore, duhet të investohet në turizmin malor, duke ndalur çdo investim industrial që shkatërron të ardhmen e tyre. Nivicën e Kurveleshin nuk e zhvillon hidrocentrali që duan të ndërtojnë atje, por e vdes, se ja heq të vetmin shans që ka për zhvillim. Zagorinë po ashtu mund ta vrasë tentimi për të ndërtuar hidrocentrale. Valbonën është duke e vdekur. I vetmi lumë i egër i Europës, i njohur zyrtarisht si i tillë, Vjosa, është përballë vdekjes zyrtare të tij nga licensat e hidrocentraleve. Qeveritarët shqiptarë të thonë disa shifra me leverdi ekonomike kur u et për këtë masaker por askush nuk më thotë dot mua, sa vlen Vjosa e egër dhe pa hidrocentrale, për të ardhmen e asaj lugine, nga më turistiket në Ballkan. Askush nuk ka një çmim për këtë dhe s’ka për të pasur kurrë. Ndaj kurrë s’duhet të lejohet. Nuk mund të bëhet pak turizëm, pak industri, por ose turizëm, ose industri. E rëndësishme është të rrëzohet miti që fshati është diçka romantike, ku ka domate bio, mish me shije të mirë, dhe ca njerëz që mezi presin të shkosh. Nuk është e vërtetë. Fshati shqiptar nuk ekziston më. Ato që ju quani fshatra, janë ca njerëz të mbetur pa përkahje maleve, që mbijetojnë në gjendje thuajse natyrale, që janë të pakualikuar dhe të paaftë, dhe që nëse u çon ujë, drita dhe rrugë, pa çuar aty zhvillimin dhe rregullat urbane, i bën dhe më keq. Edhe vetë legjislacioni shqiptar është ende diskriminues për fshatin. Fjala vjen, një shtëpi në fshat me 1000 metra oborr, mund të hipotekohet vetëm me 300 metra oborr, se kështu është një vendim i vitit 1974, kur fshati ka qenë kooperativë. Askush nuk është kujtuar as ta heqë këtë rregull idiot, dhe fut në sherre pa fund gjithë fshatarët me njëri- tjetrin. Pronat janë lëmsh nga mbivendosja e 7501-s me trashëgiminë dhe kërditë e gjykatave. Hipotekat kanë bërë veprime kriminale, duke vetëregjistruar fshatra të tërë gabim, duke përzierë njollat e shtëpive në hartë, dhe të nxjerrësh hipotekën e një shtëpie në fshat, është më zi se të regjistrosh një pallat pa leje në Tiranë. Shteti shqiptar ka ende një frymë raciste ndaj fshatit, dhe një mosvëmendje deri në bezdi, siç e ka pasur komunizmi.
Por mbi të gjitha, shteti shqiptar e ka përjashtuar fshatin shqiptar nga të qënurit pjesë e shtetit shqiptar. Fshati shqiptar thuajse nuk ka asnjë lidhje me shtetin. Ai thuajse s’ka taksa për asgjë, s’ka shërbime, s’ka punë, s’ka raport tregëtar me shtetin. Ai është në gjendje natyrale, parashtetërore dhe investimet sporadike janë ose emocionale dhe nostalgjike, ose lobime, por jo politika të qarta
Ajo që ne duhet të bëjmë, është të lidhim fshatin shqiptar me shtetin shqiptar dhe ta kthejmë fshatin shqiptar në një treg me leverdi për bujqësinë, belgtorinë dhe turizmin. Vetëm kështu ne do të kthejmë njerëzit e aftë në fshat, biznesmenët e rëndësishëm dhe do ta kthejmë atë në një pjesë të pasurisë sonë kombëtare. Toka e parcelizuar e fshatit shqiptar, është e papërdorshme, e pamenaxhueshme, e pataksuar dhe kësisoj e zhvlerësuar. Politika duhet të imponojë bashkimin e saj, në kooperativa biznesi, jo vetëm përmes taksimit, por mbi të gjitha përmes leverdisë për ta bashkuar. Unë i respektoj shumë lotët e asaj vajzës në Kuvend dhe sidomos vendimin e saj për të mbijetuar në fshat, por ne do ta shpëtojmë fshatin dhe atë vajzën, kur fëmijët tanë, ata që shkollohen jashtë dhe pjesa e aftë e shoqërisë, të kenë në planet e tyre të biznesit edhe mundësinë e investimit në fshat. Atëhere e kemi futur fshatin brenda shtetit shqiptar dhe e kemi bërë pjesë të tregut të tij. Tani janë thjeshtë ca njerëz të harruar dhe shtëpi të braktisura, që çuditen shumë, që ne qajmë për ta. Ata duan të jenë si ne, në qytet, me ujë, drita dhe punë. Aty rrinë, se s’kanë ku të shkojnë. Ata nuk janë atje për të jetuar, por për të mbijetuar!
Tema