Disa metoda natyrale për trajtimin e djegieve nga dielli 

Disa metoda natyrale për trajtimin e djegieve nga dielli 

Secili prej nesh ndjen kënaqësi kur rrezitemi në diell. Vitamina D që marrin nga dielli, mund të ndihmojë në shëndetin tonë të përgjithshëm. Megjithatë, ekspozimi i tepërt në diell mund të jetë dhe i dëmshëm. Qëndrimi gjatë në diell mund të shkaktojë rrudhje, djegie dhe dëmtim të lëkurës, si dhe mund të rrisë rrezikun për kancerin e lëkurës.   

Nga: Ajshe LEKA

Gjëja e parë që duhet të bëni në rast se keni djegie nga rrezet ultraviolet, është reagimi për të lehtësuar djegiet dhe dhimbjet që i shkakton djegia e lëkurës.

Këtu do t’i gjeni disa mënyra si mund t’i trajtoni këto probleme

  1. Fillimisht bëni një dush të ftohtë me sapun, ndërsa për lehtësim të shtuar, bëni përzierjen e ujit me sodën e bukës, e cila ndihmon në lehtësimin e inflamacionit dhe kruajtjes. Ky kombinim reagon më mirë kur thahet vet në lëkurë, kështu që e lini të thahet vet në vend të fshirjes.
  2. Uthulla e mollës dhe uthulla e bardhe janë një zgjidhje tjetër që mund të jetë e dobishme. Përzierja e ujit të ftohtë të dushit me një filxhan uthull lehtëson dhimbjet nga djegiet në diell.
  3. Një tjetër opsion, është një banjë me ujë të freskët prej 15-20 minuta. Pas kësaj, thajeni butësisht lëkurën tuaj me një peshqir të pastër, sepse fërkimi i lëkurës gjatë tharjes vetëm do ta irritojë më tej atë. Pasi të keni tharë lëkurën tuaj, lyejeni atë me një vaj natyral si vaji i vitaminës D. Lëreni lëkurën tuaj që të thithë këtë vaj për disa minuta dhe pastaj aplikoni një krem hidratues ose losion.
  4. Nëse lëkura juaj është dëmtuar nga djegiet, atëherë vendosni diçka të ftohtë, por sigurohuni që këtë ta bëni në mënyrë të drejtë. Mbështilleni një shtresë akulli në një leckë të lagur dhe mbajeni mbi pjesën e djegur. Kjo do të absorbojë nxehtësinë nga lëkura juaj, do të ngushtojë enët e gjakut dhe do të zvogëlojë ënjtjen.
  5. Metodë tjetër efektive është një përzierje e qumështit, ujit dhe akullit. Merrni një filxhan qumësht, 4 gota ujë, dhe disa kube akulli dhe duke e lagur një leckë të pastër, vendoseni atë në vendin e djegur për 15 deri në 20 minuta dhe përsëriteni këtë veprim çdo 2 deri në 4 orë. Proteina, yndyra dhe pH e qumështit kanë një efekt anti-inflamator në lëkurë.
  6. Bëni një pastë me misër dhe ujë dhe aplikojeni direkt në vendin e djegur nga dielli, sepse vepron si antiinflamator.
  7. Ashtu si qumështi, edhe kosi ka proteina dhe yndyra që mund të trajtojnë pjesë të djegura, për të lehtësuar dhimbjet. Për lehtësim nga dhimbjet, aplikoni kos në të gjitha zonat e djegura nga dielli, shpërlajuni pastaj në një dush të freskët dhe pastaj butësisht lyejeni lëkurën e thatë.
  8. Ju mund të përfitoni edhe nga marule, e cila posedon vlera analgjetike. Ujin e marules, që më parë duhet të vlohet dhe pastaj të ftohet në frigorifer për disa orë,  aplikojeni për të lyer lëkurën e djegur me disa topa pambuku.
  9. Opsioni më i drejtpërdrejtë është përdorimi i ujit të ftohtë me akull. Hidhni ujë dhe akull në një tas, legeni një leckë në të dhe vendoseni mbi pjesën e djegur. Përsëriteni këtë proces disa herë në ditë, për 10 deri në 15 minuta.
  10. Pini shumë ujë për të ndihmuar në parandalimin e efekteve tharëse të një djegie nga dielli.

Konsumoni fruta dhe perime tjera hidratuese të cilat përfshijnë: bostan, pjepër, kastravecë, mana, grejfrut, mango, mollë, dardhë, portokall, kivi, boronicë, domate, speca, marule, mix sallatë jeshile, kungulleshka, karota, brokol, spinaq, jogurt dhe supë me perime dhe mish pule. Të gjitha këto ushqime hyjnë në listën e ushqimeve dehidratuese të cilat do të ju ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjes nga djegiet.

KËSHILLË:

– Aplikoni kremra kundër rrezeve të diellit rreth 30 minuta para se të dilni jashtë. Edhe nëse dielli është i mbuluar me re, vendosni syze të diellit, kapelë dhe mbrojeni lëkurën tuaj me veshje. Rrobat ofrojnë nivele të ndryshme të mbrojtjes nga UV. Këmisha me mëngë të gjata, pantallona të gjata, apo funde të gjata, mbulojnë pjesën më të madhe të lëkurës dhe janë mjete të mira mbrojtëse. Ngjyrat e errëta në përgjithësi sigurojnë më shumë mbrojtje se ngjyrat e lehta.

– Disa djegie janë thjesht shumë të rënda për t’u trajtuar në shtëpi, prandaj duhet të konsultoheni me mjekun nëse keni të përziera, të dridhura, ethe, dhimbje të mëdha, plogështi të përgjithshme, pjesë  të zbehta të purpurta ose kruajtje intensive. Duhet të jeni të vetëdijshëm se, nëse djegia duket se po përhapet, mund të keni një infeksion që e përkeqëson gjendjen tuaj.

– Ju gjithashtu duhet të kontaktoni mjekun tuaj nëse jeni duke marrë medikamente me recetë. Ka një shans që ato të ju bëjnë me të ndjeshëm. Disa ilaçe, si antibiotikë, qetësues dhe medikamente antifungale, kontraceptivët oral, diuretikët, barnat për diabetin mund të rrisin ndjeshmërinë ndaj diellit dhe të shkaktojnë reagime.

– Mënyra më e sigurte dhe shumë e rëndësishme për të kufizuar ekspozimin ndaj rrezeve ultraviolet, është të shmangeni daljen direkt në diell për kohë më të gjatë. Kjo është veçanërisht e rëndësishme nga ora 10 deri në orën 16, kur rrezet UV janë më të forta.

Mos bëni të njëjtin gabim dy herë. Nëse jeni djegur nga rrezet e diellit, nevojitet një kohë prej 3-6 muaj që lëkura juaj të kthehet në normale. Kur të keni një djegie nga dielli dhe shtresa e lartë e lëkurës fshihet, lëkura e re e ekspozuar është më e ndjeshme se kurrë. Kjo do të thotë që ju do të digjeni edhe më shpejt se sa që jeni djegur më parë, nëse nuk jeni të kujdesshëm.

Autorja është konsulente për nutricion dhe dietologji: fb.com/nutricistedietologe

Shpërndaje në: