Disa mënyra të thjeshta për të freskuar shtëpinë, pa përdorur kondicionerin

Disa mënyra të thjeshta për të freskuar shtëpinë, pa përdorur kondicionerin

Temperaturat e këtyre ditëve janë të larta dhe priten të rriten në ditët në vijim. Në këto kushte, shpesh, shtëpitë tona bëhen mjedise shumë mbytëse, nëse nuk kemi mundësi për të pasur një ajër të kondicionuar.

Por ekzistojnë disa mënyra se si mund ta mbani shtëpinë tuaj të freskët, pa pasur një kondicioner.

Ja disa prej tyre, që mund t’ju vijnë shumë në ndihmë.

Mbani dritaret mbyllur në drekë: Shtëpinë ajroseni në mëngjes dhe në darkë, ndërsa dyert dhe dritaret mbajini mbyllur në drekë, pasi e gjithë vapa nuk do të deportojë brenda në shtëpi.

Mos ndizni llambat ose pajisje të tjera, si TV, ekranet kompjuterike: Ndoshta ju nuk e dini, por ato përcjellin shumë nxehtësi dhe do ishte mirë që të paktën në drekë t’i fiknit ato.

Mbani në ballkon lule të shumta: Lulet, mundësisht të jetë të një natyre që rriten shumë, do t’ju ndihmojnë që të bëjnë hije, por edhe për të absorbuar ngrohjen.

Përdorni tendën: Nëse ju keni një ballkon, tenda është një domosdoshmëri. Mbajtja e saj hapur, sidomos në periudhën e drekës, do t’ju mbrojë nga dielli, duke krijuar jo vetëm hije, por edhe duke ndaluar deportimin e rrezeve të diellit brenda në shtëpi.

“Largojuni” kuzhinës: Ju e dini besoj që duhet të përpiqeni që të përdorni sa më pak sobën në kohën e drekës. Përpiquni që të hani ushqime të ftohta, pasi soba çliron shumë nxehtësi.

Largoni përkohësisht perdet e bardha: Ato i reflektojnë shumë rrezet e diellit dhe të nxehtin jashtë shtëpisë, kështu që këto kohë përdorni perde me ngjyrë paksa të mbyllura.

Dysheku i dhomës së gjumit: Kthejeni nga ana tjetër dyshekun e dhomës së gjumit. Mendohet se është një metodë e mirë për të shmangur vapën.

Shpërndaje në: