Disa këshilla se si të mbroheni nga gripi sezonal

Periskopi.com Zoya

Ministria e Shëndetësisë sivjet ka siguruar 85 mijë vaksina kundër gripit sezonal dhe 150 vaksina për fëmijë bazuar në planin e vaksinimit të Instirutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, njofton Klan Kosova.

Nëpërmjet Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike ka filluar shpërndarja e këtyre vaksinave,në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare – njësitë e vaksinimit, në të gjitha komunat e Kosovës, ku qytetarët mund të vaksinohen.

Ministria u bënë thirrje grupeve më të rrezikuara siç janë të sëmurët kronikë dhe të moshuarit qët’i shfrytëzojnë vaksinat për mbrojtje kundër gripit sezonal.

Si të mbroheni nga gripi sezonal dhe çka është?

Gripi sezonal është një infeksion akut viral. Transmetohet direkt nga një person i sëmurë tek tjetri përmes stërpiklave gjatë kollitjes ose teshtitjes dhe ne menyre indirekt me prekjen e objekteve të kontaminuara me virusin e gripit sezonal.

Për sa kohë një person i sëmurë e përhap gripin tek të tjerët?

Personi i infektuar me virusin e gripit mund të jetë infektues për të tjerët, 1 ditë para se të sëmuret dhe 5 ditë pas shenjave të gripit.

Tek fëmijët, apo personat me imunitet të ulur, periudha e infektimit mund të jetë pak më e gjatë.

Kush rrezikohet nga gripi sezonal?

Çdo njeri mund të preket nga virusi i gripit sezonal dhe ta përhapë atë tek të tjerët. Por disa njerëz janë në rrezik më të madh për t’u infektuar me virusin e gripit sezonal si:

• Fëmijët e vegjël nën 5 vjeç, sidomos deri në 2 vjeç

• Njerëzit 65 vjeç e sipër

• Gratë shtatëzëna.

• Njerëzit me sëmundje kronike.

Shënjat e zakonshme të gripit sezonal janë:

• Temperaturë e lartë

• Kollë

• Dhimbje fyti

• Lodhje

• Dhimbje koke

• Diarre dhe vjellje

• Dhimbje barku

• Rrjedhje të hundëve

• Dhimbje muskujsh

Shenjat paralajmëruese për emergjencë.

Duhet të dini se sëmundja zakonisht zgjat rreth një javë POR drejtohuni menjëherë tek mjeku nëse:

Fëmijët shfaqin:

• Frymëmarrje te shpejtë, ose probleme me frymëmarrjen
• Ndryshim të ngjyrës së lëkurës
• Nuk konsumojnë mjaftueshëme lëngje
• Kanë ethe me një skuqje të lëkurës
• Fortësim te qafës

Të rriturit shfaqin:

• Vështirësi në frymëmarrje apo gulçim
• Dhimbje apo presion në gjoks apo bark
• Marramendje të papritur
• Konfuzion mendor
• Të vjella të vazhdueshme

Si te mbrohemi nga virusi i gripit sezonal?

Ju rekomandojmë tre hapa për të luftuar gripin: vaksinimin, masat e përditshme parandaluese dhe trajtimi me barna antivirale nëse mjeku i rekomandon.

I. Vaksinimi.

Vaksinimi mbron vetë personin dhe ndihmon në parandalimin e përhapjen se gripit.

• Vaksinimi kundër gripit bëhet në muajt tetor – dhjetor.

• Efekti i vaksinës fillon 1 deri 2 javë pas marrjes

• vaksina aplikohet në pjesën e sipërme të krahut.

Vaksina kundër virusit të gripit i rekomandohet sidomos :

• Fëmijëve mbi 6 muaj

• Personave mbi 50 vjeç

• Personave me rrezik më të lartë

• Personelit shëndetësor

• Grave shtatëzëna

• Personat kujdestarë si edukatoret e çerdheve, kopshteve, kujdestarët e te moshuarëve.

Vaksina kundër virusit të gripit nuk i rekomandohet :

• Personave që kanë alergji në vezë

• Gjendje akute me temperaturë

• Fëmijët nën 6 muaj

II Masat e përditshme që ndihmojnë në parandalimin e përhapjes së virusit të gripit
sezonal

• Mbuloni hundën dhe gojën kur kolliteni ose teshtini me faculetë.

• Lani duart shpesh me sapun dhe ujë ose përdorni desinfektues.

• Shmangni prekjen e syve, hundës dhe gojës.

• Përpiquni të shmangni kontaktet e ngushta me njerëzit e sëmurë.

• Ushqehuni shëndetshëm

• Bëni aktivitet fizik

• Bëni gjumë të mjaftueshëm.

• Pastroni dhe dezinfektoni mjediset ku banoni

Konsultohuni me mjekun për mjekimin me barna kundër gripit Barnat kundër gripit nuk
kanë efekt parandalues, por mjekues. Ato përdoren vetëm nëse jeni të sëmurë me grip dhe duhen
të merren brenda 48 orëve nga fillimi i sëmundjes.

Kujdes, antiviralët jepen vetëm me rekomandimin e mjekut.

Këshilla nëse jeni të sëmurë me grip :

• Qëndroni në shtëpi.

• Qëndroni veç nga të tjerët

• Pushoni dhe përdorni lëngje me shumicë

• Mbuloni gojën dhe hundën me faculetë kur kolliteni apo teshtini

• Lani duart mirë me ujë e sapun mbas çdo kollitje apo teshtimi

• Informoni familjarët dhe miqtë tuaj për sëmundjen tuaj

• Evitoni kontaktet me njerëzit

Shpërndaje në: