Disa këshilla se si ta përballoni më lehtë shtatëzaninë gjatë verës

Disa këshilla se si ta përballoni më lehtë shtatëzaninë gjatë verës

Shtatzënitë në periudhën e verës thuhet se janë të vështira, nënat në pritje duhet të tregojnë kujdes të veçantë sepse temperaturat e larta gati të papërballueshme mund të vendosin shëndetin e gruas dhe foshnjës në rrezik!

Më poshtë kemi përmbledhur disa këshilla se si t’i mbijetoni shtatzënisë në stinën më të nxehtë të vitit;

DEHIDRIMI

Të marrësh lëngje të mjaftueshme është veçanërisht e vështirë në muajt e nxehtë. Zakonisht duhet të pini dy litra lëngje çdo ditë, por në verë, duhet ta shtoni sasinë për çdo orë që kaloni në të nxehtë, sepse kaq janë dhe lëngjet që nxirrni jashtë trupit me anë djersitjes. Provoni pijet me akull, si uji i ftohtë mineral, me lëng mangoje dhe lime. Mangoja ka shumë vitamina C dhe hekur.

FRYERJA

Edemat mund të përkeqësohen gjatë verës, duke shkaktuar fryrje të kyçeve dhe këmbëve. Për të ulur ënjtjen ngrini këmbët lart, sa herë të mundeni, mbi tryezën e punës apo sallonit, nëse nuk ka njerëz rrotull. Përtypni lakërishte, selino, qitro ose copa të vogla majdanozi, të cilat mund të veprojnë si diuretikë natyralë.

VAPA E MADHE

Ju djersitni tej mase, jeni fryrë shumë dhe era e djersës është e padurueshme. Freskohuni, lahuni sa më shumë. Uji është miku më i mirë i nënave të ardhshme, ndaj mos iu ndani notit. Një zhytje pasditeve jo vetëm që ul temperature e trupit, por lehtëson stresin, organet e shtypura dhe gjithashtu vë trupin në lëvizje. S’keni pishina afër? Provoni ‘pishinat’ plastike për fëmijë. Për t’u ndjerë sa më rehat dhe freskët, zgjidhni veshje të gjera dhe me ngjyra të lehta. Veshjet e lirshme lejojnë djersën të avullojë, sidomos në pjesën poshtë dhe mes gjokseve, duke parandaluar skuqjet e padëshirueshme.

Shpërndaje në: