Disa këshilla për rroba të pastra dhe të bardha
Edhe pse mund ta konisderoni veten si ekspertë të lavatriçes, ashtu si në çdo fushë tjetër ekzistojnë disa hile që nuk ua tregon askush, sidomos ata të pastrimit kimik ku harxhoni goxha para çdo vit.
Zgjedhja e programit të gabuar të larjes dhe centrifugës bën që veshjet tuaja të tkurren e të zvogëlohen aq sa të duken si veshje fëmijësh. Nuk është nevoja t’i hidhni në kosh, por veproni si më poshtë.
Pasi t’i nxirrni rrobat nga lavatriçja zhytini në një legen me ujë të ngrohtë ku keni shtuar balsam flokësh ose shampo për bebe. Lërini aty për 10-15 minuta. Shtrijini në një sipërfaqe të drejtë dhe me ndihmën e një peshqiri mundohuni t’i riktheni në përmasat e mëparshme. Provojeni, funksionon vërtetë./periskopi.com
Kur bëhet fjalë për rrobat e bardha, të gjithë mundohemi t’i veshim sa më rrallë ose të tregohemi sa më të kujdesshëm pasi një njollë mund të kushtojë shtrenjtë. Por nëse doni që ato të ndriçojnë akull si bora, nuk keni nevojë të blini detergjentë të shtrenjtë pasi zgjidhja është më e thjeshtë. Mjafton të fusni 5-10 kokrra aspirinë dhe rrobat tuaja do të duken më të bardha se kurrë më parë falë vetive të acidit salicilik.
Ndodh shumë shpesh që pasi ta vishni një bluzë të sapolarë të ju elektrizohen flokët, për ta shmangur këtë gjë ju këshillojmë që në lavatriçe të fusni disa toptha letër alumini, në mënyrë që të thithin ngarkesën statike.
Në qoftë se ekziston diçka që e urrejnë të gjitha femrat janë pikërisht njolla e buzëkuqit dhe kremit pudër në fustanin apo këmishën e sapoveshur. Mos u shqetësoni për larjen e tyre pasi është më e thjeshtë se kaq. Hidhni pak shkumë rrojë mbi njollën e kremit pudër dhe lajeni me detergjent si zakonisht. Do të na falenderoni në fund.