Disa ide se si të veshim muret e shtëpisë pa i lyer

Disa ide se si të veshim muret e shtëpisë pa i lyer

Veshja e mureve hyn në ato vendime që trajtiohen si më pak të rëndësishme gjatë arredimit të një shtëpie. Ndërkohë që kjo zgjidhje përpos faktit qe ka vlerë nga ana estetike, mund të ndihmojë në fshehjen e disa situatave të pakëndshme si prezenca e lagështisë apo defekte të tjera të vogla. Këto janë pikërisht ato lloj taktikash që bëjnë diferencën. Për ta kuptuar këtë është e mjaftueshme të krahasosh një mur të bardhë dhe një mur të veshur që valorizohet. Zgjedhjet e shumta që tregu ofron mund të na krijojnë dyshime: por disa nga aspektet që duhen menduar janë madhësia e dhomës, sasia e dritës dhe mobilimi në përgjithësi.

Fuqia e lules 
Vitet e fundit letrat e murit janë në rritje e sipër, me motive moderne dhe tërheqëse. Ato mund të vendosen me dorë ose janë të pajisura më finitura duke i bërë të përshtatshme dhe për ambiente me lagështi.
Jo vetëm në tualet 
Mund ta quajmë, mania e mozaikut: është tendenca për të përdorur veshje të formatit të vogël, me finitura më shkëlqim, pasqyrë e kshu me rradhë.
Mix materialesh 
Dru, mermer, çemento materiale të ndryshme për t’i dhënë identitet murit, për t’i dhënë jetë një veshjeje prej autori, e përshtatshme për një shtëpi në kërkim të personalitetit.
Piktura efekt drrasë e zezë 
Për një shtëpi lozonjare dhe e prirur ndaj shndërrimeve, përdorimi i bojës me efekt dërrasë e zezë eshtë letra e duhur për t’u përdorur.
Origjinaliteti i çementos 
Kur synojmë të kemi një sipërfaqe të ashpër me pamje të sertë dhe jo të rregullt, nuk ka më mirë së sa veshja me çemento. Është një metodë shumë e përhapur dhe jo vetëm në ambiente publike.

Hexatile brillo Varios colores 175x20

Shpërndaje në: