Disa fshatra të Podujevës mbesin pa rrymë

Disa fshatra të Podujevës mbesin pa rrymë

Disa fshatra të Podujevës kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të prishjes së një kablloje nëntokësore.

Dalja që furnizon me rrymë fshatrat Llapashticë, Sibovc, Sekiraqë, Konushevc e disa të tjera përreth është jashtë funksionit.

Kështu ka njoftuar zëdhënësi në Kompaninë për Distribuimin e Energjisë në Kosovë (KEDS), Lulzim Krasniqi.

Ai potencoi se ekipet e KEDS-it ndodhen në vend dhe janë duke punuar në rregullimin e kësaj kablloje nëntokësore.

“Për shkak të prishjes së një kablloje nëntokësore në rajonin e Podujevës, Dalja që furnizon fshatrat Llapashticë, Sibovc, Sekiraqë, Konushevc etj., është jashtë funksionit, duke lënë një numër të caktuar të konsumatorëve pa furnizim me energji elektrike. Ekipet e KEDS-it ndodhen në vend dhe janë duke punuar në mënyrë intensive për rivënien në funksion të kësaj daljeje. Kërkojmë mirëkuptim nga konsumatorët e afektuar, dhe besojmë se brenda një afati optimal do t’u rikthehet furnizimi me energji elektrike”, njoftoi Krasniqi për kp.

Shpërndaje në: