Disa arsye pse duhet ta nisni ditën me ujë dhe limon
Për shumë njerëz mënyra se si nisin ditën bëhet përcaktuese për vijimësinë e saj.
Dikush nuk i reziston urisë dhe i futet me kokë frigoriferit, për shumë të tjerë kafeja është mbretëresha e mëngjesit, edhe pse e dinë që pas një periudhë ”fjetjeje” organizmi ka nevojë të rizgjohet.
Për këtë arsye Living ju risjell në vëmendje një ndër pijet më të mira dhe më dobiprurëse për organizmin, sidomos në këto ditë vere ku trupi ka nevojë për më shumë hidratim.
Këto janë disa nga arsyet kryesore pse duhet të nisni ditën me ujë dhe limon:
Lehtëson tretjen
Lëngu i limonit nxit mëlçinë të prodhojë sa më shumë lëng biliar, një acid shumë i rëndësishëm për procesin e tretjes së ushqimeve. Sipas American Cancer Society, të gjithë pacientët që kanë probleme me kolitin duhet të nisin ditën me lëng limoni.
Pastron organizmin
Mënyra më e mirë për të eliminuar toksinat nga organizmi është nëpërmjet urinës. Acidi citrik i limonit jo vetëm që stimulon prodhimin e shpeshtë të urinës. Përmirëson gjithashtu funksionin e enzimave të mëlçisë duke sjellë detoksifikimin e saj.
Rrit veprimin e sistemit imunitar
Limoni është i pasur me acid askorbik ( vitaminë C) që forcon veprimin e sistemit imunitar, duke krijuar një barrierë që mban larg infeksionet e ndryshme. Kur pini ujë me limon trupi juaj përthith shumë hekur, një përbërës i rëndësishëm që nxit veprimtarinë metabolike.
Rivendos ekuilibrin e niveleve të pH-it
Edhe pse limoni ka përmbajtje acide, ai shndërrohet në alkalin duke rivendosur ekuilibrin e niveleve të pH-it në trup duke eliminuar aciditetin e tepërt të tij.
Pastron lëkurën
Vitamina C dhe acidi citrik i limonit janë ndër aleatët e bukurisë të pazëvendësueshëm për çdo femër. Ju mund ta përdorni limonin duke bërë scrub, maskë kundër pikave të zeza, njollave kafe në fytyrë, por edhe në pjesë të ndryshme të tij.
Ndihmon të bini nga pesha
Antioksidantët, vitamina C dhe acidi citrik të kombinuar me xhinxher ose kanellë detokisifikojnë trupin dhe shkrijnë dhjamin në zonën rreth barkut. njollave kafe në fytyrë, por edhe në pjesë të ndryshme të tij.