Diplomati Arifi: Veriu i Kosovës është gjithçka për Vetëvendosjen në këto zgjedhje

Diplomati Arifi: Veriu i Kosovës është gjithçka për Vetëvendosjen në këto zgjedhje

Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien ka vizituar Kosovën.

Pas një takimi të gjatë me kryeministrin Kurti, O’Brien dha mesazhe të qarta lidhur me dialogun, raportet e Amerikës me Kosovën, Asociacionin dhe tema të tjera.

E këto mesazhe, ish-kryenegociatori për dialogun Kosovë-Serbi, Avni Arifi i ka konsideruar tejet të rëndësishme.

Ai në një prononcim për Periskopin ka thënë se O’Brien ritheksoi përkrahjen që SHBA e ka ndaj Kosovës.

“Mesazhe top diplomatike nga njëri prej diplomatëve më të zot te administrates aktuale amerikane. Ai shprehu edhe njëherë zotimin e përkrahjes Amerikane për shtetin e Kosovës dhe përmendi obligimet e Kosovës. E qartë që fokusi është të ndërlidhja e fondit të rritjes me implementimin e marrëveshjes së Ohrit”, u shpreh ai.

Pavarësisht paralajmërimeve që SHBA i përçoi dje, Arifi thotë se Kurti me Qeverinë e tij s’do të bëjë asnjë hap para zgjedhjeve që janë me 9 shkurt.

Sipas tij, Veriu i Kosovës është ‘shpresa’ që partia e Kurtit e ka në këto zgjedhje.

“Qeveria e Kosovës është e vetëdijshme për këtë por asnjë veprim nuk do ta ndërmarrë para 9 shkurtit pavarsishtë kostos që mund të ketë kjo për Kosovën. Veriu i Kosovës është gjithcka për VV në këto zgjedhje. Cdo hap në implementimin e marrëveshjes së Ohrit e zbeh situatën aktuale në raport me retoriken e VV për Veriun andaj asgjë nuk do të ndodhë”, ka thënë Arifi për Periskopin.

Ndryshe, O’Brien tha se dialogu po zgjatet, e që Kosova duhet ta shfrytëzojë rastin.

“Duam që të dy vendet dhe të gjitha vendet e rajonit të ecin sa më shpejt që është e mundur. Duam që kufinjtë të rrijnë të hapur që shoqëritë të punojnë bashkërisht në eksportimin e të mirave, mallrave dhe që njerëzit të punojnë dhe jetojnë në një vend tjetër. Duam që vendi ta shfrytëzojë këtë mundësi sepse nganjëherë e keni një mundësi dhe nëse nuk do ta shfrytëzoni, nuk do ta keni atë për një kohë të gjatë”, tha O’Brien.

“Kurti e kupton që është një çast unik, për shkak se kemi të gjitha ato tranzicione që po ndodhin. Bashkimi Evropian do të ketë një komisioner të ri, pra personel të ri, i cili do të mbikëqyrë procesin e integrimit në Bashkimin Evropian edhe në SHBA kemi zgjedhje, e dijmë që do të kemi edhe aty një tranzicion”, tha O’Brien në Politiko në Kanal 10.

Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, ka thënë se Kosova duhet të dërgojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kushtetuese.

“Dërgimi i Asociacionit në Kushtetuese është zotim bazë. Nuk e presim vetëm nga kryeminstri Kurti, por kanë qenë edhe disa kryeministra të mëhershëm që e kanë bërë, prandaj e presim këtë edhe nga Kosova”, tha O’Brien./Periskopi

“Shfrytëzoni mundësitë…” – Mesazhet e qarta të O’Brien gjatë qëndrimit të tij dje në Kosovë

Shpërndaje në: