Dinamo Zagrebit merr edhe një shqiptar

Periskopi.com Sporti

Pas Arijan Ademit e Amir Rrahmanit, një tjetër futbollist shqiptar mund të konsiderohet pjesë e gjigantit të futbollit kroat, Dinamo e Zagrebit.

22-vjeçari Francesco Tahiraj është afër zyrtarizimit te kjo skuadër.

Aktualisht është anëtar i skuadrës sllovene i Aluminij,  ishte në Hajduk gjatë javës së fundit, megjithatë, duket se ka zgjedhur të shkojë në radhët e Dinamos.

Marrëveshja me skuadrën sllovene i përfundon këto ditë gjersa anësori do të kryejë gjatë ditëve në vijim testet mjekësore dhe do të nënshkruajë kontratë trevjeçare me kroatët.

Futbollisti karrierën e filloi në kategoritë e reja të Juventusit gjersa në qershor të vitit 2014 ka kaluar në radhët e Torinos, shkruajnë mediet kroate.

Pas një viti është transferuar te sllovenët e Zavrcit, një vit më vonë kaloi te Aluminij, momentalisht i treti i Ligës së parë të Sllovenisë.

Ndërkohë, futbollisti këtë sezon ka shënuar nëntë gola dhe ka qenë përcaktues në katër raste duke asistuar për bashkëlojtarët.

Shpërndaje në: