Dinamo Zagrebi merr një dënim të rëndë, kjo pas trazirave që shkaktuan tifozët e kësaj skuadre në Evropa Ligë
Pas trazirave në tribuna në ndeshjen e parë të play-off-it të Europa League, më 17 shkurt, në Sevilje, UEFA i shqiptoi këtë të martë një gjobë të rëndë për Dinamon e Zagrebit.
Klubi kroat do të duhet të paguajë një gjobë prej 30 mijë eurosh, i ndalohet të shesë bileta për ndeshjen e radhës si vizitorë në kompeticionet evropiane dhe ka 30 ditë që të kontaktojë Sevillan për të paguar dëmet e shkaktuara nga mbështetësit e tyre.
Ky është një dënim i rëndë në drejtim të klubit kroat, me tifozët e kësaj skuadre që kanë ditur gjithmonë të jenë problematik.