Dimal Basha: E dojna Amerikën edhe na don ma s’shumti

Dimal Basha: E dojna Amerikën edhe na don ma s’shumti

Pas tensioneve të krijuara në veri, dje kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është pajtuar me thirrjen e ShBA-ve për të mbajtur zgjedhje të reja në katër komunat veriore, shkruan Periskopi.

Në një deklaratë për Periskopin, deputeti i VV-së Dimal Basha tha se kjo nuk është tërhjeqje nga ana e Kurti, por sipas tij një kërkesë e tillë nuk është rekomanduar më herët.

“Nuk është tërheqje, kjo kërkesë nuk është bërë më herët prej miqve tanë ndërkombëtarë edhe s’ka qenë njëra prej opsioneve. tash kjo është njëra prej formave që mundemi me dal prej krize edhe kryeministri është në bisedim me faktorët ndërkombëtar…”, u shpreh deputeti i Vetëvendosjes.

I pyetur nëse raportet Kosovë-ShBA janë dëmtuar gjatë kësaj kohe, Basha tha jo.

“Asnjëherrë, e dojna Amerikën edhe na don ma s’shumti”, tha Basha.

Videon e plotë e gjeni më poshtë:

 

 

Shpërndaje në: