Dillian Whyte nuk e bën për “pesë pare” Tyson Furyn, refuzon të paraqitet në konferencë me të

Dillian Whyte nuk e bën për “pesë pare” Tyson Furyn, refuzon të paraqitet në konferencë me të

Dy gjigantët e boksit profesionist Dillian Whyte dhe Tyson Fury do të paraqitën sërish në ring për të na njoftuar me meçin historik të tyre.

Dillian Whyte refuzoi të merrte pjesë në konferencën e sotme për shtyp me Tyson Fury, kjo pasi boksieri anglez nuk pranoi ftesë të qartë për meçin që do të zhvillohet, shkruan Periskopi.

Këshilltari i Whyte, Jeffery Benz tha se ata kanë refuzuar të marrin pjesë pas trajtimit joprofesional nga rivali i tij.

“Dillian Whyte do të kishte qenë më se i lumtur të merrte pjesë në lansimin e biletave, po nuk arriti marrëveshje për kërkesat e tij themelore që janë normale në sportin e boksit”, shtoi Benz për The Sun.

Rivalët e peshave të rënda do të takohen në ring në Wembley më 23 prill.

Shpërndaje në: