Dilemat e përhershme të Facebook’ut për të dhënat personale
I kritikuar për menaxhimin e të dhënave personale të përdoruesve, Facebook vendosi të kufizojë mundësitë për të bërë disa hulumtime më të detajuara në platformë, por ky vendim nuk u prit mirë nga disa.
Gazetarët dhe OJQ-të e përdorin këtë opsion për të investiguar.
Rrjeti social njoftoi këtë javë pezullimin e disa funksioneve të motorit të kërkimit “Graph Search”, që i mundëson, për shembull, një përdoruesi për të ditur se cili në listën e tij të miqve është adhurues i një grupi të caktuar muzikor ose jeton në një qytet të caktuar.
Megjithëse ky aplikacion mundësonte të drejtën për të pasur akses vetëm në të dhëna të shfaqura hapur për publikun nga përdoruesit, ky mjet, që në fillim kur u prezantua më 2014, ishte shumë i kritikuar.
Në versionin e avancuar, ai mundësonte, në fakt, të pasurit lehtësisht akses në një larmi të dhënash dhe përmbajtjesh për përdoruesit, si pëlqimet, komentet, e tjerë, duke lënë të hapur mundësinë për abuzime, kryesisht tek “stalking”, fakti për të gjurmuar individët për t’i kontrolluar më pas ata.