Dikush postoi menunë në Met Gala dhe njerëzit u shokuan!
Aktorja Keke Palmer moderoi livestream e Vogue gjatë Met Gala dhe nisur nga fakti që ishte e pranishme, ndjekësit e saj i kërkuan një foto nga menuja, sepse ishin kuriozë për ushqimin.
Ajo postoi një foto nga pjata. “Ja pse nuk jua tregojnë ushqimin,” shkroi ajo me shaka. Megjithatë, fotoja u bë virale dhe njerëzit u shokuan. “Të paktën një sanduiç me djathë do ishte më mirë,” shkroi dikush.
Këtë vit, menuja në Met Gala për herë të parë ishte tërësisht me bazë bimore. Sipas njoftimit për shtyp, për ushqimin u kontaktuan 10 kuzhinierë në New York për të krijuar menunë me temë “Në Amerikë: Një leksik i modës”.
Në foton e aktores duket se në pjatë ka misër, domate, kërpudha të pjekura dhe feta kungulli. Kjo sigurisht nuk është pjata e vetme, por i merrni me mend të tjerat: bazë bimore!
Një nga arsyet pse fotoja qarkulloi nëpër rrjetet sociale është fakti se pjesëmarrësit paguajnë 30,000 deri në 50,000 dollarë për biletën e hyrjes; tavolinat mund të shkojnë deri në 275,000 deri në 500,000 dollarë. Megjithatë kostot zakonisht mbulohen nga markat e modës të cilat ftojnë të famshmit.