Dikush më në fund kujtohet për Pjanic – boshnjaku merr telefonatë nga Allegri

Miralem Pjanic më në fund ka marrë pak vëmendje, pas një sezoni totalisht të dështuar me fanellën e Barcelonës.
Mesfushori boshnjak nuk arriti të bindte trajnerin holandez, Ronald Koeman, për një pozitë në formacion, duke bërë që shumicën e sezonit ta shihte nga stoli.
Megjithatë, interesimi për të duket se nuk ka humbur krejtësisht. Tashmë trajneri i Juventus, Massimiliano Allegri, po mendon ta kthejë lojtarin në Torino. Sipas medieve italiane, trajneri i Juves i ka bërë një telefonatë Pjanic, transmeton Periskopi.
Biseda ka qenë për një rikthim të 31 vjeçarit në Juventus, por, është një kusht i vështirë për t’u pranuar nga lojtari. Ai duhet të pranojë edhe një reduktim në pagë, në mënyrë që ta shoh veten përsëri me fanellën e ‘Zonjës së Vjetër’.
Kujtojmë se Pjanic kalonte te Barcelona me anë të një marrëveshje mes skuadrave, që shihte edhe Arthur Melo të ndërronte kamp, duke kaluar nga Barca te Juve. /Periskopi/