Dikush dha alarmin e rrejshëm për gjuajtje me armë – Del video kur njerëzit vraponin për të shpëtuar
Në ndeshjen e boksit mes Geranto Davis dhe Rolando dikush dha alarmin e rrejshëm për gjuajtje me armë.
Me të kuptuar këtë informat njerëzit filluan të vraponin dhe të largoheshin nga aty, shkruan Periskopi.
Disa persona kanë besuar se në vendngjarje ka pasur një gjuajtës aktiv, por NYPD ka mohuar që të ketë pasur të shtëna.
Gazetari i boksit Ryan Songalia i tha New York Post se një përleshje shpërtheu dhe disa njerëz e ngatërruan atë për një gjuajtës, gjë që bëri që dhjetëra njerëz të ktheheshin përsëri në arenë.
“Ne jemi mësuar me grindjet në ngjarjet e boksit, por titujt e fundit dhe paniku i turmës bëri që shumë prej nesh të shqetësoheshin,” tha Songalia.
“Njerëzit ishin definitivisht të frikësuar, dhe ata po vraponin për jetët e tyre.
“Fatmirësisht ne u kthyem sigurtë në vendet tona për të vazhduar ndeshjen”, tha ai.