Dikur e quante ‘gangsterë’ klasën politike, Shkurte Fejza ndërroi mendje shpejtë pas fitores së Kurtit
‘’Kosova ka pas fat të keq në udhëheqësi, sidomos në udhëheqësi. Djemtë më të kqi që i ka vendi, janë në udhëheqësi…..janë arrogantë si gangsterë’’, kështu i referohej këngëtarja Shkurte Fejza në vitin 2018-të klasës politike të dikurshme që qeverisnin me vendin.
Megjithatë, jo shumë gjatë e mbajti këtë qëndrim. Këngëtarja që shquhet për këngë patriotike, në një intervistë të mëvonshme kishte thënë se ‘vendi po shkon përpara dhe jemi të kënaqur…mundësi për ta dashtë vendin’’.
Këto deklarime i kishte bërë pas fitores së kryetarit të VV-së, Albin Kurti.
E ky i fundit i ka uruar ditëlindjen këngëtares dhe duke i thurur fjalë lavde.
”Dje, e madhja e popullit shqiptar, Shkurte Fejza mbushi 63 vjet. Para pak kohësh, bashkë në një organizim madhështor ia shënuam 50-vjetorin e karrierës. Sot ishim në Suharekë dhe e vizituam Shtëpinë e Kulturës “Ukë Bytyçi”, ndër investimet më të mëdha të qeverisë në infrastrukturën kulturore të vendit.
Me Shkurten folëm për shumë tema të aktualitetit tonë, por mbi të gjitha për domosdoshmërinë e promovimit sa më të madh të kulturës sonë kombëtare. Pasuria kulturore e Kosovës është me vlerë për çdo gjeneratë në Kosovë dhe sidomos kënga jonë vendore është po aq me peshë për njohjen e Kosovës jashtë vendit në botë.
I urova shëndet e jetë të gjatë, me dëshirën që përveç Prishtinës e qyteteve tjera, tash e tutje ta dëgjojmë duke interpretuar edhe në skenën e bukur të shtëpisë së kulturës në Suharekë”, ka shkruar Kurti.