Digjet një shtëpi në Gjakovë, vdes një person

Digjet një shtëpi në Gjakovë, vdes një person

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në ora 3:30 kanë pranuar informatë për një zjarr në një shtëpi në rrugën “Musa Zajmi” në Gjakovë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj ka njoftuar se gjatë ndërhyrjeve, brenda shtëpisë është gjetur një trup i pajetë i një personit të gjinisë mashkullore.

“Sot, rreth orës 03:30, kemi pranuar informatë për një zjarr në një shtëpi në rrugën “Musa Zajmi” në Gjakovë. Njësitet e nevojshme policore dhe njësia e zjarrfikësve kanë reaguar menjëherë, me ç’rast edhe është lokalizuar zjarri. Gjatë ndërhyrjes, brenda shtëpisë është gjetur një trup i pajetë i një mashkulli. Në konsultim me prokurorin e shtetit është iniciuar rast “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.” – ka potencuar Elezaj.

Ai shtoi se trupi i pajetë është dërguar për ekzaminim mjeko-ligjor dhe hetimet do të vazhdojnë për të zbardhur rrethanat e plota të këtij rasti.

Shpërndaje në: