Digjet një shtëpi në Deçan
![Digjet një shtëpi në Deçan](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2019/05/Screenshot_2-15.png)
Një person nga Deçani ka raportuar në Polici se në rrethana të panjohura shtëpia e tij i është përfshirë nga zjarri.
Njësitë relevante dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale që dyshohet të jetë në vlerë rreth 20 mijë euro nuk raportohet për lëndime në njerëz.