Digjet një diskotekë në Prizren, nuk raportohet për të lënduar

Digjet një diskotekë në Prizren, nuk raportohet për të lënduar

Një diskotekë është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm në Prizren.Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

I njëjti bëri të ditur se përveç dëmeve të shumta materiale, nuk ka të lënduar.“Sot në mëngjes me datë 30.12.2024, në ora 05:00 është raportuar se në rrugën “Transiti i ri” në Prizren e ka kapluar zjarri një diskotekë. Dëmi material është shumë i madh por të lënduar nuk ka”, tha Bytyqi.

Ai shtoi se policia dhe zjarrfikësit kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes.“Pasi që të shuhet zjarri do të bëhet edhe ekzaminimi i vendit nga forenzika dhe ekspertët e zjarrit”, tha Bytyqi.

Shpërndaje në: