Digjen malet e Kamenicës, Mavriqi ndan fotografi

Zjarret janë bërë një problematikë serioze ditëve të fundit, pasi që disa pjesë malore të vendit janë kapluar nga flakët.
Një vend i tillë, siç ka postuar fotografi Arian Mavriqi, janë edhe Malet e Kamenicës, transmeton Periskopi.
Mavriqi ka thënë se zjarrfikësit janë duke punuar që t’i shuajnë flakët.
‘‘Pamje “Apokaliptike” ne Malet e Kamenices!
Sonte po vazhdojne zjarret akoma gjithandej, dhe zjarrefikesit jane ne vijen e pare te frontit. Njekohesisht, kafshe te gjalle digjen nga keto zjarre. Eshte koha e fundit qe Shteti ti gjeje keta kriminele, dhe te ju jap denimin qe meritojne’’, ka shkruar ai.