Dietologu i familjes Kardashian: Si të biesh shpejt në peshë
Sa herë ke ndonjë festë, event të rëndësishëm të një mikeshe, dasmë ose edhe një darkë speciale, me siguri të ka ndodhur të kesh menduar kilogramët e tepërt
Ke një plan për t’i hequr pak para festës në mënyrë që të dukesh më bukur? Është më ë e thjeshtë nga që ke menduar, vetëm nëse respekton disa hapa.
Çfarë duhet të bësh në të vërtetë nëse do që në një ngjarje të shkëlqesh? Fillo të ndjekësh hapat e mëposhtëm. Dietologu Philip Goglia, i familjes Kardashian, jep disa këshilla.
Pi sa më shumë ujë
Pi shumë ujë, në ҫdo orë të ditës… “Përpiqu të pish 2 deri në 3 litra ujë në ditë. Kjo do të të ndihmojë shumë të jesh e hidratuar dhe të tretësh sa më shumë.”
Hiq dorë nga qumështi
Bëj një banjë me kripë
Kjo është një mënyrë mjaft e mirë. “Një natë para festës, do t’ju sugjeroja një banjë me kripë. Në vaskën me ujë të ngrohtë, shto një filxhan kafe kripë dhe qëndro për 20 minuta. Shpëlaje trupin si normalisht dhe fli. Në mëngjes, do të ndihesh më e lehtë dhe më e relaksuar.
Bëj disa ushtrime kardio
Edhe nëse nuk je shumë e shumë e dhënë pas ushtrimeve dhe aktivitetit fizik, të paktën një herë në ditë do të të ndihmojë për të hequr disa kilogramë. “Bëj një orë në ditë ushtrime kardio, gjashtë ditë në javë — në intervale të ndryshme. Dhe, sigurisht, pi shumë ujë gjatë ushtrimeve.
Mos harro H₂O!”
/Telegrafi/