Dietologët i alarmojnë veganët: Pa vitaminën B12 rrezikoni seriozisht shëndetin
Ekspertët paralajmërojnë se njerëzit që hanë sipas dietës vegane duhet të sigurohen që po marrin mjaftueshëm vitaminën B12 – sepse rreziku i mungeses nuk është ‘një mit’.
B12 gjendet në mish, peshk, vezë dhe produkte të qumështit, por jo në fruta, perime ose kokrra – kështu që ata që hanë dietë vegane këshillohen të hanë ushqime të fortifikuara, si drithëra, ose të marrin suplemente.
Heather Russell, dietolog tha: “Pavarësisht nëse jeni vegan apo jo, planifikimi ushqyes është thelbësor për të gjithë, shkruan BBC.
Ndërsa Tom Sanders, profesor i ushqimit dhe dietologjisë në kolegjin e Londrës, tha: “Vitamina B12 është ajo për të cilin jemi më të shqetësuar. Jam i shqetësuar që shumë njerëz mendojnë se mungesa e B12 është një mit”.
Ai theksoi rastin e një nëne që ushqehej me gji, e cila kishte mungesë B12, dhe fëmija i së cilës zhvilloi neuropati, duke çuar në dëmtim afatgjatë.
Trupi i njeriut ka nevojë për vitaminë B12 për të krijuar qelizat e kuqe të gjakut, për të mbështetur mirëfunksionimin e sistemit nervor, ADN-n, ARN-n dhe për të kryer funksione të tjera shumë të rëndësishme në organizëm, përcjell Periskopi
Kujtojmë qe mungesa e B12-s, mund të çojë në dëmtimin e nervit, tenton të zgjasë tre ose katër vjet për të shkaktuar simptoma – zakonisht shfaqet së pari si kunja dhe gjilpëra në duar ose këmbë. /Periskopi