Dieta për të prekurit nga diabeti, ja çfarë duhet ngrënë çdo javë

Dieta për të prekurit nga diabeti, ja çfarë duhet ngrënë çdo javë

Simptomat e diabetit përfshijnë ndjenjën e etjes, më tepër urinim, por këto janë ushqimet të cilat ju duhet t’i konsumoni çdo javë për të reduktuar shenjat e gjendjes.

Sipas Diabetes UK, menaxhimi i diabetit mund të përmirësohet duke ngrënë ushqimet e duhura.

Sasia që duhet ngrënë varet nga mosha juaj dhe nga ajo se sa shumë ushtroni.

Asnjë ushqim nuk përmban të gjitha ushqyesit që ju nevojiten, kështu që gjetja e balancës ndërmjet llojeve të ndryshme të ushqimeve është kruciale, thotë Diebates UK.

Kjo është arsyeja pse ju duhet ngrënë çdo javë për të marrë ushqyesit e nevojshme dhe për të ulur nivelin e sheqerit në gjak.

Sipas studimeve, është e nevojshme të merren ushqime me proteina, të cilat japin energji dhe rregullojnë sistemin e tretjes.

Këtu përfshihen pastat ose orizi i egër, pasi përmbajnë më shumë fibra, të cilat ndihmojnë të mbani sistemin tuaj të tretjes që të funksionojë ashtu siç duhet.

Pacientët e prekur nga diabeti duhet të marrin çdo ditë proteina dhe të paktën dy porcione me peshk në javë, transmeton KosovaPress.

Po ashtu edhe arrat dhe farat duhet të jenë pjesë e rëndësishme e dietës, si dhe fasulet.

Pjesë e ushqimeve duhet të jenë edhe qumështi, djathi dhe jogurti, për shkak se përmbajnë kalcium, i cili është esencial për të pasur eshtra dhe dhëmbë të shëndetshëm, thotë Diabetes UK.

Po ashtu, pjesë e dietës duhet të jenë edhe perimet, të cilat janë të pasura me vitamina, minerale dhe fibra.

Diabetes UK rekomandon që të shmangen sheqeri dhe ushqimet me yndyra.

Shpërndaje në: