Dieta ‘magjike’

Dieta ‘magjike’

Njerëzit që kanë probleme me mbipeshën, tentojnë të gjejnë gjithnjë alternativa për të gjetur ilaçin e dobësimit. Dieta e limonit është e përsosur për heqjen e toksinave nga trupi, si dhe humbjen e peshës njëkohësisht.

Lëngu i përzier i limonit rekomandohet të pihet përnjëherë, pavarësisht se disa njerëz kanë vështirësi ta bëjnë këtë. Nëse nuk mund ta pini pijen përnjëherë në mëngjes, të paktën e pini herë pas here përgjatë mëngjesit para konsumimit të vaktit.

Për çfarë shërben dieta e limonit?

Dy herë në ditë, çdo mëngjes sapo të zgjoheni, çdo mbrëmje para se të shkoni për të fjetur, duhet të konsumoni një gotë ujë me lëng limoni. Kjo pije riaktivizon menjëherë metabolizmin dhe favorizon punën e zorrëve. Do të arrini të shihni përmirësime në fizikun tuaj dhe mbi të gjitha në zonën e barkut që në javën e parë.

Një menu ditore

Për ta bërë dietën me efikase ju nevojitet të kombinoni një regjim ushqimor specifik ku parashikon konsumin e kosit ku mund ti shtoni fruta të freskëta dy lugë drithëra, bajame, sallatë, bukë integrale supe me perime apo me bathë, perime krudo përdorimin e vajit të ullirit, peshkun, gjoks pule. Kjo dietë është e këshilluar vetëm për 2 javë jo më shumë.

Këshillë

Shpëlani gojën me ujë të pastër menjëherë pasi të keni konsumuar lëngun nga limoni, pasi kjo parandalon dëmtimin e smaltit të dhëmbëve nga acidet e limonit.

Shpërndaje në: