Dieta e kampionit Tyson dhe regjimi në stërvitje – recetë për suksesin

Dieta e kampionit Tyson dhe regjimi në stërvitje – recetë për suksesin

Mike Tyson është një nga kampionët e boksit që gëzon simpati të madhe nga adhuruesit e sporteve luftarake.

Amerikani ishte për një kohë i pakontestueshëm në ring, duke bërë për vete tifozët e duke nokautuar kundërshtarët e tij.

Por, prapa gjithë suksesit të Mike Tyson ka pasur disa rregulla strikte. Kampioni kishte dietë të rreptë dhe seanca stërvitore të rënda, përcjell Periskopi.

Tyson konsumonte 3000 deri në 4000 kalori në ditë, të ndara në tri racione të plota; mëngjes, drekë dhe darkë.

Në mëngjes, Tyson do të konsumonte tërshërë, qumësht dhe suplemente vitamina, kurse në drekë, gjoksi i pulës me oriz ishin pjata kryesore, e përcjellur me një lëng portokalli.

Darka ishte po ashtu e pasur, me biftek, pasta dhe lëng portokalli. Si shujta ndihmëse, kampioni kishte të drejtë të konsumonte vetëm përzierje me proteina.

Në kuadër të suplementeve, proteinat, kreative, beta-alanina, kafeina dhe vitaminat D ishin të përfshira.

Kaq ishte sa i përket dietës ushqimore. Tani, periskopi ua përcjell edhe mënyrën e stërvitjes së kampionit amerikan.

Kur një duel afronte, Tyson stërvitej për 60 orë në javë, me një ditë pushim, që do të thotë mesatare 10 orë për ditë. Këto 10 orë të çmendura ndaheshin në gjashtë seanca të ndryshme.

Në mëngjes, Tyson vraponte nga 3-5 milje, kurse më vonë bënte edhe 200 barkore, 50 ulje-ngritje.

Kërcimi me litar, sparingu me partnerin, biçikleta e shumë të tjera ishin të përfshira në stërvitje. Kalistenikët ishin pjesë e thuajse çdo seance (ulje-ngritje, barkore, etj).

Parë të gjitha këto, tani mund ta keni më të qartë pse Mike Tyson ishte kaq i frikshëm në ring./Periskopi/

Shpërndaje në: