Diaz i kënaqur me paraqitjen e Milan: Ishte e rëndësishme të fitonim

Diaz i kënaqur me paraqitjen e Milan: Ishte e rëndësishme të fitonim

Brahim Diaz ka dhënë komentet e tij, pas fitores së Milan ndaj Sampdorias.

Milan e nisi me fitore rrugëtimin e ri në Serie A, duke marrë tri pikët e para në ndeshjen e luajtur në udhëtim ndaj Sampdorias.

Golin e fitores në këtë takim e shënonte Brahim Diaz, kur luhej minuta e 10’. Pas ndeshjes, lojtari ka thënë se ishte me rëndësi  të madhe të dilnin me fitore dhe është shprehur i lumtur me paraqitjen e skuadrës.

“Ishte paraqitje e mirë. Ne duhet të përmirësohemi, por ne jemi në fillim të kampionatit”, ka thënë Diaz, transmeton Periskopi.

“Gjëja e rëndësishme ishte të fitonim dhe tri pikët tashmë kanë ardhur”, shtoi i huazuari nga Real Madrid.

Diaz u aktivizua në pozitën ‘10’, duke luajtur parapa Olivier Giroud. /Periskopi/

Shpërndaje në: