Diaspora ka kohë edhe katër ditë për t’u regjistruar
Vetëm edhe 4 ditë kanë mbetur deri në përfundim të afatit të regjistrimit të popullsisë për diasporë – një ndër proceset më të rëndësishme zhvillimore për Kosovën.
Ambasadorë shqiptarë të të gjitha shteteve kanë bërë thirrje, duke i ftuar të gjithë mërgimtarët për t’u regjistruar në eKosova.
Numri i regjistrimit të diasporës duket se lë shumë për të dëshiruar, pasiqë deri më tani nuk ka dalë numri i supuzuar, kjo për shkak edhe të neglizhencës.
Sipas të dhënave të fundit të Agjencisë së Statistikave, numri i mërgimtarëve, të cilët janë regjistruar deri më tani në procesin e regjistrimit të popullsisë, është mbi 600 mijë.
Ndërkaq, afati i regjistrimit përfundon më 31 gusht.
Regjistrohuni: