Diarretë e (pa)shpjegimit të ri

Diarretë e (pa)shpjegimit të ri

Shkruan: Fatlum SADIKU

Ditëve të fundit u pa me të madhe  se kosovarizmi ka marrur qartë preorgrativat e të qenit një agjitim politik, përkatësisht propagandë politike. Vetëdijshëm a pavetëdijshëm, hapur apo në heshtje kjo tanimë po trasohet sheshazi. Nuk ka më hapësirë për debat. Nuk lejojnë hapësirë për diçka të tillë. Është agjendë politike e atyre që fërkojnë duart ose për desant të brendshëm në LDK ose për krjim të një LDK-je të dytë. Kosova është vend i vogël dhe s’është nevoja të lëshohesh në persiatje të mëdha kur gjërat janë bilur.

Nëse çdo afirmim të identitetit shqiptar e merr për primitiv e për enverizëm; Nëse periudhën e Jugosllavisë dhe dëmet qe u solli ajo periudhë shqiptarëve i relativizon; Nëse periudhën e padinjitetit të viteve 90 poashtu e relativizon, madje e pëlqen; Nëse ndaj pushtetit momental edhe nëse ke kritikë, e ke vetëm përbuzëse, por jo edhe vepruese e distancuese; atëherë të gjitha këto përçojnë tek një emër: new LDK, respektivisht shërim kompleksesh katunderske duke përjashtuar e intimiduar tjerë qe e shohin me skepsë  sektën e re.

Kjo nuk është  gjenerata me shpjegim të ri, por një diarre e re në pashpresën tonë. Idiotsitë e tyre, megjithëse kam thënë atë çfarë kam pasur të të them në tri vazhdime, më shtynë sërisht t’i rrekem edhe njëherë kësaj pune, tani edhe më historikisht meqë është mu historia dimensioni së cilës tentojnë ose t’i bishtnojnë ose t’i ikin.

Përgjatë Jugosllavisë se dytë, i gjejmë tri identitete konkurrente: atë shqiptar, serb dhe atë jugosllav, e jo atë kosovar vs shqiptar, apo kosovar vs serb/jugosllav. Madje deri në vitet 70 vetë identiteti shqiptar s’ishte  farkëtuar në kuptimin e një atashimi kombëtaresk, apo të ndonjë ndërgjegjje kombëtare: struktura e popullatës 70 e më shumë % jetonte në fshatra, kishte organizim komunitar diçka e kundërt me ndërgjegjen kombëtare. Madje përgjatë periudhës që si klishe jemi mësuar ta quajmë si “e Rankoviqit” 1946-1966, anipse vetë Rankoviq ishte krahu i djathtë i Titos, numri i shqiptarëve të deklaruar turqë, për tu zhvendosur ne Turqi, arriti në qindra mijëra (e po të kishte ‘komb shqiptar’ a ‘komb kosovar’, si do të bëhej të shkruhesh turk qoftë edhe nëse je nën presion).

Në qytete si Prizreni, Gjilani, vetë Prishtina e Vushtrria (e deri diku edhe Peja e Mitrovica), shqipja konkurohej seriozisht nga turqishtja që ishte “lingua franca” e qytetit. Jo pse në këto qytete banonin dërmueshëm turqë (pjesa më e madhe e tyre ishin shqiptarë etnikë, por për faktin se identiteti osman-turk i popullatës qytetare që u mishërua me kulturën, administratën dhe pushtetin osman jetonte i ngulitur).

Ndërgjejgja shqiptare në Kosovë u krijua vonë, sidomos pas 70-tës dhe këtu rol kyç luajti arsimimi/përhapja e shkollimit shqip. Që nga Instituti Albanologjik e deri tek Galeria e Arteve e Bibloteka Kombëtare, të gjitha këto “instrumente ideologjike te pushtetit” (Althusser) u ngjizën në të 70-tat, e që çuan në një lloj shqiptarizmi entuziast i shenjuar si shkollim (arsimim) e kulturë,.

Ky identitet negociohej, konkurohej, konfliktuohej njëkohësisht me identitetin relikt/statik otoman, me atë jugosllav që pretendonte të ishte petku “i të gjitha kombeve dhe kombësive”, si dhe me atë serb. Madje mund të thuhet se ky identitet po konfrontone edhe veten, meqë permes arsimit dhe urbanizimit shqiptarët deri dje komunitarë tashmë me vetëdëshirë a dhunshëm po shkëputeshin nga tradicionalja e komunitarja drejt modernizimit. E asnjë prej këtyre konvulzioneve nuk u bë nën bajrak të kosovarizmit, pos nëse e kosniderojmë “kosovarizëm” toposin e zhvillimit të këtyre rrjedhave.

Nuk është e rastësishme që jemi populli i vetëm në botë qe kemi emra meshkujsh ARSIM, dhe që kjo askujt si duket e çuditshme! Dikush mund të thotë se kemi edhe emra Kosove, përfshi edhe një revistë. Po, por kosovarizmi i nënkuptuar këtu s’ishte gjë tjetër pos se një substrat i atashimit shqiptar. Politizimi i shqiptarizmit në Kosovë u bë 1. me pakon e dhënies të “më shumë të drejtave për pakicat etnike/kulturore” dhe ky situim më së miri shpjegohet përmes prurjeve të Miroslav Hrochit mbi nacionalizmin, e jo me Gellnerin, Renanin, Andersonin a Hobsbawmin.

2. Ateherë kur ky shqiptarizëm tentoi te politizohej e të kërkonte kafshata më te mëdha, e që çoi tek 81-ta, dhe rrodhen gjërat siç rrodhën. Ndërkohë që përvoja e përbashkët me serbët e të tjerët nënkuponte punësimin, popullimin gjithnjë e më të madh të qyteteve, festat e përbashkëta të Jugosllavisë, vija ndarese  mes serbëve dhe shqiptarëve ishte përdalluese. Kjo tregohet më së miri në shembullin e martesave te ndërjsella e që ishin krejt të pakta. Duhet të ekzistojë diçka PENGUESE e që nuk ta lejon martesën me atë që je duke bashkëjtuar ndoshta për më shumë se 70 vite.

Prandaj këtu nuk mund te thuhet se u ngjiz diçka kosovare, pos se në imagjinatë, sepse Kosova edhe madje edhe kur pati statusin më të lartë juridik vazhdonte të njihej si KRAHINË dhe në fakt ashtu edhe përjetohej tek njeëezit (me theks këtu shqiptarët dhe serbët). Shqiptarët ose e përjetonin vagët, dhe pos asaj ndjenje native qe kultivonnin folklori dhe trashigëmia gojore nuk kishte diçka tjetër që i lidhte fuqishëm me toposin siç edhe u deshmua me “hixhretin” për Turqi, kurse dikur përmes agjitimeve më të mëdha politike (nën shtytjen e arsimimit) nisën ta shohin si pjesë te shkëputur nga “shteti ame”.

Percepsioni te serbët në anën tjetër ishte se Kosova po u shket nga duart përballë natalitetit shqiptar, dhe se Tito e ka shkëputur Kosoven nga ema e saj: Serbia, por jo çdohëre teoritë e tjetrit mbi atë s çfarë përjeton t’i në lëkurën tënde janë reale.  Dy etnitë vështirë se e perjetonin Kosovën si shtëpi per dy veta, por më shumë si gjeografi politike.

Një ekonomi solide, siç ishte ajo e vieve 70-90 mund t’i pushoj gjakërat për disa vite a dekada. Por ky quhet stabilitet (madje stabilizim, më mirë), jo komb. Arsyetimi ekonomik jo vetëm që është banal (d.t.th pot ë mos na largonte Millosheviqi nga punat e pot ë kishim rroga solide, do të jetonin super edhe nën të),  por është edhe antiemancipues: edhe Hitleri zbuti ekonominë në Gjermaninë mes dy luftërash botërore por në histori ka hyrë si Hitler.

Përgjigjjes se patëm përvojë të ndarë nga Shqipëria duhet t’i shoqërohet pytja a patëm përvojë të mire nën Jugosllavi? Posshpërnguljes në Turqi deri në të 70-tat  pas 81-ta flet për 500 mijë shqiptarë të kaluar nëpër duar të UDB-së, në një formë apo tjetrën,  përfshi 124 ushtarë shqiptarë të kthyer në tabute nga APJ-ja. Cila na qenka pra ajo përvojë e mirë? Vitet 1970-1981? 11 vite ? 11 vite nuk mjaftojnë as për adoleshencë të një filloristi/eje. Me 11 vite ky/kjo e fundit arrin në klasën 4 apo 5. fillore Kaq.

Shpërndaje në: