“Dialogu ka vdekur”, Krasniqi për Konjufcën: Deklaratat janë në kundërshtim me veprimet që i kanë

“Dialogu ka vdekur”, Krasniqi për Konjufcën: Deklaratat janë në kundërshtim me veprimet që i kanë

Periskopi ka nisur sezonin e ri të intervistave me figura të larta të Kosovës.

Sot, i ftuar kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka folur për zhvillimet e fundit në vend.

Ndër të tjera, Gazetari Nebih Maxhuni e pyeti Krasniqin për deklaratën e kryeparlamentarit Glauk Konjufca i cili pati thënë se gjoja dialogu ka ‘vdekur’.

Krasniqi komentoi deklaratën e tij duke thënë se pushteti nuk po meret vesh mes vete, dhe se sipas tij as vet Qeveria nuk e din se në cilën fazë është dialogu.

Ai tutje ka thënë se dialogun që Qeveria e Kurtit e ka bërë në raport me Serbinë ia ka shtuar vetëm një barrë Kosovës.

“E para e punës është me u koncentru një herë dhe me fol mes vete, para se me dhënë deklarata të cilat janë në kundërshtim me njëra tjetrën, por edhe me veprimet që i kanë.

Nëse Konjufca thotë që dialogu ka vdek, çka po lyp Besnik Bislimi dy ditë më vonë me shku në dialog. S’mundet me qenë i vdekur dialogu dhe tani zv/kryemjnistri me shku dy ditë më vonë Bruksel bash për dialog, bashkë me Lajçakun, dhe bashkë serbët atje.

Nuk jam i sigurt që ata e dinë as vet se ku është dialogu, por e vêrteta êshtë që dialogu ka qenë komplet i pasuksesshëm, dialogu nuk ka prodhu asgjë përvec një barre të madhe në shpinën e Kosovës, që është marrëveshja bazike e që i thojshum fillimisht plani franko-gjerman”, ka thënë lideri i PDK-së, Memli Krasniqi në një intervistë për Periskopin.

Shpërndaje në: