Di Marzio publikon fotografitë: Lukaku ka përfunduar testet mjekësore te Chelsea

Di Marzio publikon fotografitë: Lukaku ka përfunduar testet mjekësore te Chelsea

Romelu Lukaku do të jetë lojtar i Chelsea.

Ashtu siç është raportuar gjatë javës dhe sot më herët gjatë kësaj dite, Romelu Lukaku do të zyrtarizohet te Chelsea brenda kësaj jave.

Këtë fakt e konfirmon fotografia e Di Marzio, i cili ka publikuar pamjet ku Lukaku shihet të ketë kryer testet mjekësore sot në Londër, përcjell Periskopi.

Lukaku do t’i bashkohet ‘Bluve’ për shumën e 115 milionë eurove.

Belgu ka qenë edhe më parë pjesë e Chelsea, por aventura e tij e parë në Londër nuk shkoi mirë.

Më poshtë mund ta shihni foton ku shihet Lukaku pas përfundimit të testeve mjekësore. /Periskopi/

Shpërndaje në: