“Dhurata ma e mirë për 30 vjetorin e Xhebrailave, plotë 30 vjet pritje…”
Barzimi pa gola në derbin e madh kosovar mes Dritë dhe Gjilani, vendosi fatin e Ballkanit si Kampion i Superligës së Kosovës në futboll.
Edhe pse i kanë mbetur edhe katër xhiro deri në fund, Ballkani nga sot e nis festën e titullit të parë në histori, shkruan Periskopi.
Me shpalljen e Ballkanit kampion ka ardhur edhe reagimi i tifo-grupit ‘Xhebrailat’.
“Dhurata ma e mirë për 30 vjetorin e Xhebrailave, plotë 30 vjet pritje…”, shkuan mes tjerash tifozeria e Ballkanit.